Probleme me mbrojtjen, Bayerni përgatitet të “rrëmbejë” yllin e Juventusit
Bayern i ka bërë një ofertë zyrtare rinovimi mbrojtësit Niclas Süle. Qendërmbrojtësit gjerman i përfundon kontrata në qershor dhe siç bëhet e ditur ai e ka refuzuar këtë ofertë të parë.
Në një situatë të tille ai është në dalje nga Bayerni, por klubi bavarez nuk do të rrijë duarkryq. Sipas Sport 1, nëse lojtari gjerman nuk rinovon, Salihamidzic do të nisë ofensivën me Raiolën për ta zëvendësuar me De Ligt. Qendërmbrojtësi holandez mund të përfshihet në një tjetër transferim të madh verën e ardhshme nga Juventusi me Bayernin që e ka atë në axhendën e tyre.
Sport 1 shpjegon se Bayern do ta presë Sülen vetëm deri në mes të shkurtit dhe nëse në atë moment nuk arrihet një akord për rinovimin klubi gjerman do të ndërpresë negociatat dhe do të fokusohet në mbylljen e një alternative.
De Ligt është ai që i pëlqen më shumë dtejtuesve bavarezë, por nuk është i vetmi. Përveç tij, është edhe Ginter i cili ka konfirmuar se kontrata e tij me Gladbach do të përfundojë në qershor.
Mbrojtësi gjerman është një alternativë siç mbetet edhe një tjetër gjerman, Rüdiger, i cili po gjithashtu është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, por kërkesat e tij financiare janë të frikshme.
Rruga Press