Lajme

Shqipëria drejt ndryshimit të mënyrës së votimit: Në njërën prej bashkive do aplikohet votimi elektronik

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot informacion enë lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale në gjashtë bashkitë e vendit, Durrës, Shkodër, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Vorë.

Celibashi bëri me dije se janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi, ku qytetarët ndo të hedhin votën e tyre më 6 mars.

Ai theksoi se po punohet për identifikimin elektronik, teksa shtoi se do të diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik në Vorë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

“Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove, por jemi akoma duke punuar, në fund të ditës së sotme do e përfundojmë. Janë rreth 180 milion lekë kosto e zgjedhjeve. Po punojmë që të aplikohet identifikimi elektronik i zgjedhësve.

Në konsultim me partitë do të vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë.

Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do të kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Në ligj janë dy afate të përcaktuara, 25 janari që lidhet me hartimin e listës së zgjedhësve nga Gjendja Civile dhe 27 janari që lidhet me miratimin dhe shpalljen e tyre nga ata që po kryejnë detyrën e kryetarëve të bashkive”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player