Lajme

Kukësi mbulohet nga dëbora, trashësia në Shishtavec 40 cm

 Edhe Qarku i Kukësit është zgjuar i zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm ndërkohë gjatë natës është shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe erëra të forta. Lartësia borës në Shishtavec 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rezulton se rrugët nacionale  dhe Rruga e Kombit  janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Edhe rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Furnizimi me energji elektrike është normal, përveç, Nj.Ad Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë- Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod Nj.Ad Shishtavec, qyteti Kukës 400 abonentë bashkia Kukës dhe Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.

Edhe furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë qarku. Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente. Komisioni i Mbrojtjes Civilie paralajmëron qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për të shmangur situata të rënda. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Deri në këto momente raportohet për ndonjë problematikë emergjente. Lidhur me situatën e motit ka reaguar edhe ARRSH e cila i bën apel shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes.

Rruga Press

YouTube player