Bota

Rritet për 37% numri i karikuesve për vetura elektrike në Britani

Numri i karikuesve publikë për veturat elektrike në Mbretërinë e Bashkuar u rrit 37% vitin e kaluar, kanë zbuluar të dhënat e Qeverisë.

Të dhënat më të fundit të Departamentit të Transportit (DfT) janë për 1 janar 2022 dhe janë nxjerrë nga firma e hartës së karikuesve Zap-Map.

Kishte 28,375 karikues publikë EV të disponueshëm dhe funksionalë në Britani në atë datë, që është 7600 më shumë se më 1 janar 2021. Kjo gjithashtu përfaqëson një rritje prej 9% nga anketa e mëparshme DfT në fillim të tetorit të vitit 2021.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Nga ky total, 5156 ishin karikues të shpejtë, të cilët përkufizohen si të aftë për të karikuar me shpejtësi 25 kW ose më shumë. Kjo përfaqëson një rritje prej 33% nga viti në vit.

Prandaj, tani ka 42 karikues dhe 7,7 karikues të shpejtë për çdo 100,000 njerëz në Britani të Madhe.

Për sa i përket karikuesve publikë, Londra ka 102 për çdo 100,000 njerëz, që është gati dyfishi i çdo rajoni tjetër në këtë shtet.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Kjo pabarazi midis rajoneve u rrit gjatë vitit 2021: ndërsa numri i karikuesve në Londër u rrit me 16.4%, pati një rritje prej vetëm 3.9% në Irlandën e Veriut.

Rruga Press

YouTube player