Lajme

Konjufca: Sikur të na ofronin ndërkombëtarët më shumë mbështetje financiare, nuk do të kishim dyshime për projektin e gazit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se asgjë nuk është definitive në lidhje me projektin e gazit që Amerika i ka rekomanduar Kosovës të lidhet.

Konjufca në “Debat Plus” ka folur për refuzimin e projektit të gazit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se efektet e këtij projekti edhe nëse do të ndodhte, do të shiheshin pas 3-4 viteve.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

“Arsyeja kryesore pse Qeveria e ka pasur çështjen e skajimit, pra nuk e ka marrë me hov, është se kriza e gazit ku ka hyrë vet Evropa, se gazi nuk është energji e ripërtëritshme”.

Konjufca thotë se në Evropë gazi përdoret më së shumti për ngrohje dhe gatim.

I pari i Kuvendit thotë se megjithatë nuk mendon se gazi është refuzuar.

“Gjasat janë shumë të mëdha që projekti të realizohet. Projekti përkohësisht është skajuar për shkak të matematikave që lidhen me kostot. Nëse projekti do të kishte më shumë subvencionim nga faktori ndërkombëtarë unë mendoj se qeveria nuk do të kishte asnjë dilemë. Pra ne nuk kemi asnjë dilemë gjeopolitike. Kostoja është ngulfatëse”.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Konjufca thotë se megjithatë projekti i gazit është gjeopolitik pasi lidhet me bllokimin e ndikimit të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player