Sa ujë duhet të pini në ditë? Truku i thjeshtë për të kuptuar nëse jeni të hidratuar
“Pini më shumë ujë”, kjo është këshilla që dëgjojmë shpesh nga mjekët. Megjithëse jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është për organizmin, sërish nuk respektojmë rregullin për të pirë sasinë e duhur. Por cila është sasia e duhur që duhet të pimë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të hidratuar?
Mjekët kanë dhënë një përgjigje por zbuluan edhe një truk me të cilin mund të monitorojmë sasinë e ujit që konsumojmë. Sasia e kërkuar ditore e ujit nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit dhe shkon nga 1,75 deri në 3,25 litra. Megjithatë, ekziston një truk i thjeshtë që mund të përdorni për të monitoruar nëse po futni ujë të mjaftueshëm në trupin tuaj.
Nëse pini mjaftueshëm ujë, urina juaj do të jetë transparente ose me ngjyrë të verdhë të lehtë. Nëse nuk pini mjaftueshëm lëngje, ato do të jenë të verdha të errëta, shpjegojnë mjekët.
Rruga Press