KLSH kap me shkelje Dionis Imerajn, raporti: Bashkia Dibër ka dhënë para për punë të pakryera
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur shkelje të rënda në Bashkinë e Dibrës, ku bie në sy edhe lëvrimi i fondeve të punimeve, për punë të pakryera, si edhe neglizhencë në mosmbledhje të taksave.
Vlera e detyrimeve të pambledhura nga bizneset, tarifat vendore dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë deri në dhjetor 2019 është përllogaritur në vlerën e 47.4 milionë lekëve.
KLSH ka konstatuar gjithashtu se Bashkia Dibër ka lidhur kontrata me 4 subjekte për dhënien me qira të aseteve, të cilat janë pronë e njësisë vendore, por llogaritja e vlerës së qirasë nuk është bërë e saktë, duke përfituar 8.4 milionë lekë më pak.
Shkeljet vijojnë me mosarkëtimin e gjobave nga Policia Bashkiake dhe IKMT në vlerën e rreth 1.5 milionë lekëve.
Një tjetër e ardhur e munguar janë pagesat e subjekteve që tregtojnë hidrokarbure, të cilët janë debitorë ndaj Bashkisë në vlerën e 13.8 milionë lekëve.
Ndërkohë, nga viti 2018 deri në vitin 2020 rezulton se në të paktën 4 kontrata janë evidentuar shkelje në zbatimin e punimeve, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.8 milionë lekësh.
Sistemi dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Melan me vlerë 16 milionë lekë i fituar nga operatori ‘Selami shpk’ me administrator shtetasin Musa Selami konstatohet se është shlyer pa përfunduar punimet.
E njëjta situatë është konstatuar edhe në kontratat me objekt ‘Rikonstruksion i godinave në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore për strehim social’, ‘Sistemim, asfaltim i lagjes Llixha-Banjë-Bunisht dhe ‘Punime, ndërtime, rehabilitime dhe mirëmbajtje të kanaleve ujitëse./ora/
Rruga Press