BallinaEditorial

Fjalimi i Vjosa Osmanit me mesazhe të qarta dhe pa dorashaka

Nga Roland Gjoni

Me pak vonesë por e dëgjova me vëmendje fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqiperisë, i cili befasisht përmbante mesazhe të qarta dhe pa dorashka.

Është mëse e vërtetë se Rama, me veprimet e tij e ka dobësuar shtetësinë dhe pozitën ndërkombëtare të Kosoves. Madje gjate qeverisjes së Ramës, Shqipëria është përgjegjësi kryesor për rehabilitimin e Serbisë dhe promovimin e Beogradit si qendër e rajonit të Ballkanit, duke u bërë bashkënismëtare e Minischengenit pa e ftuar edhe Kosovën në mbledhjen nismëtare.

Nuk duhet harruar edhe roli i Ramës në bisedat sekrete për ndryshimin e kufijve dhe presioni i Rames ndaj Qeverisë Haradinaj për të hequr taksën, që të rifillonin bisedat rreth ndarjes së Kosovës. Keto kulisa dhe prapaskena i dinë me hollesi diplomatët e rangut të lartë në Shqipëri, Kosovë, BE dhe ShBA, por edhe qytetarët i mbajnë shënim.

Mirëpo, nuk bën të ngatërrohet Rama dhe politikat e tij të gabuara me Shqipërinë. Për Shqipërinë, Kosova është kryeçështje me rëndësi kardinale dhe jetike prej 1912-ës deri në ditët e sotme.

Me gjenerata janë munduar politikanë të Shqipërisë nga të gjitha rrymat të krijojnë përshtypjen se Kosova është e humbur, se shqiptarët e Kosovës janë ndryshe nga ata të Shqipërisë dhe se Shqipëria nuk duhet të prishet me Serbinë për Kosovën. Por në 1999-ën populli e tha fjalën e vet një herë e përgjithmonë dhe ashtu i varfër e i sapodalë nga 1997 -ta dëshmoi Serbisë dhe botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb dhe faktor i pamohueshëm në Ballkan.

Rama dikur do largohet me votë, por Shqipëria si shtet i parë dhe shtet amë i shqiptarëve e don dhe e mbron gjithmonë Kosovën dhe do ta dëshmojë veten edhe më shumë në vitet që vijnë.

©RrugaPress 

YouTube player