Mashtrimi i Veliajt me Markun, e akuzoi si subjekt të OFL-së por kryebashkiaku e kishte vizituar në shtëpi
“Mungesa e profesionalizimit nga shumë aktorë të medias që as nuk e dinë kujt t’ia vënë mikrofonin që të flasë për të drejtat e njeriut apo për të drejtën e pronës. Nëse bëni në google, për të gjithë kolegët e medias, një kërkim vëllezërit Marku OFL. E shikoni që ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë tashmë u janë sekuestruar 5 mln euro prona dhe 15 makina.”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prej kohësh ka ndërmarrë misionin për të sulmuar medien edhe pse shfrytëzon në çdo moment ekranin për këtë.
E fundit ishte protesta e “5 Majit”, ku shprehet se i është drejtuar mikrofoni një personi të akuzuar.
Pa hyrë në detaje nëse lejohet apo jo ky veprim, ka disa pyetje që Kryebashkiaku duhet tu përgjigjet.
-A ka qenë ai në datën 10 janar 2020 në banesën e familjes Marku, për të cilën denoncon median?
-A e ka falenderuar këtë familje dhe a ishte ai që drejtoi kryeministrin Edi Rama të vizitonte këtë banesë?
Dhe një pyetje tjetër, a ishte ai që kishte bisdeuar më parë me këtë familje, të cilës i kishte premtuar se prona e tyre do të merrte më shumë vlerë pas ndërtimit të bulevardit?
“Ka dhe një shtëpi këtu afër dhe mezi pres thotë që të filloj ë punimet e bulevardit të ri që të rritet vlera e shtëpisë.”
Dhe sigurisht që vizita është kryer pasi prokuroria kishte ngritur akuzë ndaj tyre.
Por Veliaj po ashtu është në sulm dhe ndaj gjykatës. Si rrallë herë një pushtetar flet në emër të popullit, veprim i periudhës diktatoriale, duke iu hakërryer një gjykate me qëllim që të mos marrë vendim që bie ndesh me interesat e tij./oranews/
Rruga Press