Policë turq në Katar
Turqia do të dërgojë 3250 forca sigurie në Katar gjatë Kupës së Botës që do të zhvillohet në fund të këtij viti. Lajmin e dha ministri turk i Brendshëm Suleyman Soylu, i cili gjithashtu shtoi se Turqia kishte stërvitor personel sigurie në Katar.
Soylu tha se për të siguruar mbarëvajtjen e Botërorit të futbollit do të dërgoheshin 3000 efektivë të specializuar për protesta të dhunshme, 100 pjesëtarë të një njësie të forcave speciale, 50 ekspertë bombash dhe 50 qen bombash, si dhe efektivë të tjerë.
“Në total në Katar do të vendosen 3250 persona, nga nëntori deri në dhjetor 2022, për 45 ditët që do të zgjasë Kupa e Botës”, tha Soylu. “Në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë mbi 1 milion persona nga e gjithë bota”.
Turqia dhe Katari kanë përforcuar marrëdhëniet në vitet e fundit, në aspektin ekonomik, por edhe të sigurisë. Katari është sulmuar disa herë për organizimin e Kupës së Botës, veçanërisht për kushtet në të cilat kanë punuar punëtorë nga e gjithë bota, për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit.
Rruga Press