Lajme

VIDEO-Grushta në Laç! Mbështetësit e Bashës dhunojnë atë të Berishës, futet policia

Grushta e dhunë! Thirrja e një mbështetësi të ish-kryeministrit Sali Berisha që kërkonte largimin e kryedemokratit Lulzim Basha ka bërë që një grup burrash t’i sulen e ta dhunojnë atë.

Siç duket mbështetësit e kreu të Partisë Demokratike, nuk u ka pëlqyer thirrja ‘Basha ik’ e për këtë arsye kanë dhunuar ‘kundërshtarin e tyre’.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Mes tyre ka ndërhyrë policia e Laçit, por kjo gjë nuk i ka qetësuar gjakrat mes demokratëve që për lider njohin dy persona të ndryshëm. Ndërkohë vetë Basha po zhvillon një takim me demokratët e Kurbinit në Pallatin e Kulturës. 

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve