Sport

FIFA prezanton rregullat e reja të transferimit të lojtarëve

Transferimi i futbollistëve nga një skuadër te tjetra do të realizohet bazuar në rregullat e reja të prezantuara nga FIFA.

Sipas FIFA-s, këto rregulla kanë për qëllim zhvillimin e lojtarëve të rinj, promovimin e ekuilibrit konkurrues dhe shmangien e grumbullimit të futbollistëve.

Ekipet do të jenë të detyruara të nënshkruajnë një marrëveshje për të përcaktuar të gjitha kushtet e transfertave, veçanërisht kushtet kohore dhe ekonomike. Do të ketë një kohëzgjatje minimale, e cila do të jetë intervali midis dy periudhave të merkatove dhe maksimumi një vit.

Rregullorja e re ndalon transferimin e lojtarëve që janë tashmë në huazim në një klub të tretë dhe kufizon numrin e transferimeve në sezon midis dy klubeve në tre lojtarë, si për të marrë transferime ashtu edhe për t’u transferuar.

Nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023, një klub mund të huazojë maksimumi tetë profesionistë dhe të përfshijë tetë profesionistë në huazim në çdo kohë gjatë një sezoni. Ndërsa do të lejohen shtatë lojtarë për sezonin 2023-24 dhe gjashtë nga sezoni 2024-25.

Nga këto kufizime do të përjashtohen të gjithë lojtarët deri në 21 vjeç, si dhe futbollistët e trajnuar nga klubi.

Rruga Press

YouTube player