Nis sot shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Duke nisur nga sot, pensionistët e shumë kategorive do të mund të tërheqin shpërblimin e tyre të fundvitit, në masën e 5000 lekëve të reja.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se shpërndarja do të bëhet sipas një grafiku për të shmangur dyndjet dhe mbledhjen e turmave.
Është 34 miliardë lekë fondi i akorduar nga shteti për 675 mijë pensionistë, njoftoi pak ditë më parë kryeministri Rama.
Lexo më shumë Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën
Por, nga ana tjetër, bonusi që qeveria vendos të japë për këtë kategori nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit. Sipas tyre, 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe me kosto të larta për shëndetin dhe ekonominë familjare.
Rruga Press
Lexo më shumë Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë
