Bota

SHBA – Të dhëna fiktive mbi pasurinë, Trumpi akuzohet për mashtrim financiar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut njoftoi gjykatën të martën vonë në mbrëmje se hetuesit kishin gjetur prova se kompania e ish-Presidentit Donald Trump kishte përdorur të dhëna fiktive mbi vlerën e pasurive të tij, me qëllimin për të marrë kredi e siguruar përfitime tatimore.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë zyra e prokurorit nuk ka vendosur ende nëse do të ngrejë një padi civile në lidhje me akuzat, por hetuesit po kërkojnë të marrin në pyetje zotin Trump dhe dy fëmijët e tij më të mëdhenj.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Ish-Presidenti Donald Trump dhe avokatët e tij thonë se hetimi ka motive politike.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme Letitia James tha se organizata Trump ka ofruar të dhëna false mbi sipërfaqen e një apartamenti luksoz në pronësi të tij, që ndodhet në lagjen Manhatan të Nju Jorkut, duke e raportuar atë si rreth trefish më të madhe sesa sipërfaqja reale, një ndryshim në vlerë prej rreth 200 milionë dollarësh. Zonja James citonte mbi këtë çështje dëshminë e dhënë nga kryefinanciari për një kohë të gjatë i organizatës Trump, Allen Weisselberg, i cili u akuzua vitin e kaluar për mashtrim me taksat në një hetim penal paralel.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Zyra e zonjës James detajoi gjetjet e saj në një kërkesë paraqitur gjykatës, nëpërmjet së cilës kërkon të sigurojë marrjen në pyetje të zotit Trump, vajzës së tij Ivanka Trump si dhe djalin e tij Donald Trump Jr. /VOA

Rruga Press

YouTube player