Lajme

E gjithë vëmendja te ‘5 MAJ’, IKMT dhe Policia mbërrijnë në njësinë 4, nisin shembjen e 4 banesave

Në një kohë që e gjithë vëmendja ishte e përqendruar në aksionin për shembjen e banesave te 5 Maji, Policia dhe IKMT kanë mbërritur në njësinë 4, ku kanë nisur shembjen e 4 banesave të tjera.

Banorët janë gjetur të papërgatitur, dhe e kanë të pamundur që të flasin për mediat.

Në ndryshim nga banorët e 5 Majit që kishin marrë një ultimatum, në njësinë 4 nuk ishte dërguar asnjë shkresë zyrtare.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Banorët janë të tronditur, teksa e gjejnë veten sot të pastrehë.

Disa persona janë shoqëruar për në komisariat.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player