Lajme

SHBA-ja e fut Shqipërinë në vendet “me rrezik shumë të lartë”

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një rekomandim për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në 22 vende dhe territore për shkak të gjendjes me COVID-19 në këto vende.

Ndër të tjera, qytetarët amerikanë këshillohen të mos udhëtojnë në Shqipëri, Izrael, Australi, Egjipt, Argjentinë dhe Uruguaj, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

CDC e ka ngritur rekomandimin e saj në “nivelin e katërt: rrezik shumë i lartë”, duke shpjeguar se udhëtimet në destinacione të rrezikshme, duke përfshirë Panamanë, Katarin, Bahamas, Bahreinin dhe Bolivinë, duhet të shmangen.

Rruga Press

YouTube player