BallinaBota

SHBA miraton vaksinën e dytë kundër Covid-19

Agjensia e Ilaçeve dhe Ushqimeve në SHBA miratoi të premten vaksinën kundër Covid-19 të kompanisë Moderna.

SHBA-të tashmë kanë dy vaksina kundër Covid-19, të cilat do të përdoren për popullsinë.

Kompania Moderna po punon me qeverinë amerikane për të përgatitur shpërndarjen e 5.9 milionë dozave duke filluar që këtë fundjavë.

Vaksina e Modernas pritet të përdoret në zona më të largëta, si në spitale rurale, ku është më e vështirë të dërgohet vaksina e Pfizer/BioNTech-ut, pasi ajo kërkon të të ruhet në temperatura tepër të ulëta.

Moderna deklaroi se do të ofrojë afro 20 milionë doza qeverisë federale brenda këtij viti dhe do të prodhojë edhe 100-125 milionë doza të tjera brenda 3-mujorit të parë të 2021, rreth 85-100 milionë prej tyre për Shtetet e Bashkuara.

SHBA-të miratuan me 14 dhjetor vaksinën e Pfizer/Biotech dhe nisën menjëherë vaksinimin e popullsisë.

Të premten u vaksinua dhe zëvendës presidenti Mike Pence ndërkohë pritet që në ditët në vijim të vaksinohet dhe presidenti i zgjedhur Joe Biden.exit/

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player