Bota

Shpall kandidaturën për presidente të Kolumbisë gruaja që u mbajt 6 vjet peng nga rebelët

Ish-senatorja kolumbiane, Ingrid Betancourt, ka njoftuar se do të kandidojë për presidente sërish, 20 vjet pasi ishte kidnapuar nga rebelët e krahut të majtë, raporton BBC.

Betancourt po bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2002, kur ajo u kidnapua nga rebelët e grupit Farc dhe u mbajt peng për mbi 6 vjet.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ajo ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin dhe varfërinë nëse fiton zgjedhjet në maj.

“Sot jam këtu për të përfunduar atë që nisa”, i tha ajo përkrahësve të saj në kryeqendrën e Kolumbisë, Bogota. “Jam këtu për të luftuar për të drejtën e 51 milionë kolumbianëve që nuk po gjejnë drejtësi, pasi jetojnë në një sistem të ndërtuar për të shpërblyer kriminelët”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Betancourt ishte larguar nga sytë e publikut që nga lirimi i tij nga forcat ushtarake kolumbiane në vitin 2008.

Rruga Press

YouTube player