Me urgjencë drejt spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 3 vjeç në Elbasan
Një fëmijë 3-vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia.
Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve, por fëmija ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm. Aktualisht pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të humbjes së jetës së të miturit.
Paraprakisht dyshohet se fëmija vuante nga bronkopneunomia dhe është kuruar në shtëpi për disa ditë. Fëmija ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit.
Rruga Press