Banorët e “5 Majit” do kallëzojnë policinë: Erion Veliaj nuk e ka bashkinë e vet, ai një copë ordineri
Banorët e “5 Majit” prej muajsh kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin e bashkisë për prishjen e banesave të tyre pa arritur një marrëveshje.
Por ditën e sotme, ata janë “dorëzuar” përballë shteti dhe fadromat kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit për të shembur shtëpitë.
Kjo situatë është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes banorëve dhe forcave të policisë.
Banori: Në kundërshtim me ligjin kanë dhunuar banesat, kanë shkatërruar pronarët dhe po ushtrojnë dhunë edhe te banorët. Ne kemi bërë kërkesë, kemi bërë kallëzim në SPAK dhe në Prokurorinë e Tiranës. I jemi drejtuar bashkisë me shkresë zyrtare për të pritur një përfaqësi tonën për të zgjidhur ngërçin. Që në datën 15 nëntor 2021 deri më sot nuk ka kanë kthyer përgjigje. Na është thënë që do merrni përgjigje brenda muajit. Policia e shtetit në kundërshtim me ligjin vjen sot dhe na shkatërron pronën. I jemi drejtuar të gjitha institucioneve me shkresa zyrtare.
Kemi bërë ankesë ku i jemi drejtuar drejtorit të inspektoriatit të mbrojtjes së mjedisit, Erion Veliajt dhe Gledis Nanos. Këta vijnë dhe prishin edhe dhunojnë banesat. Me shkresa zyrtare nuk marrin vesh, me ankesa nuk marrin vesh, komunikime jo, ambasada amerikane dhe OSBE nuk na kanë kthyer. Këtu po prishte për të ndërtuar pallate, nuk është në interes publik. Banorët thonë më jep një kontratë të ndershme. Ne sa të mbarojë protesta sot do i kallëzojmë në Prokurori për shkatërrim prone dhe shpërdorim detyre policinë e shtetit. Erion Veliaj nuk e ka bashkinë e vet, ai do jetë një copë ordineri kur ta shohim në rrugë. Më fal!
Rruga Press