HARTA: Kulmi me -7°C, temperaturat “ngrijnë”, nga e mërkura bora do zbardhë vendin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditët e ardhshme në vendin tonë. Sipas parashikimi të SHMU-së, kjo javë do të sjellë ndryshueshmeri në situatën meteorologjike.
Deri ditën e mërkurë do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa pas të enjtes do të nisin reshjet e shiut e dëborës në zonat malore.
Ndërsa të premten do të ketë reshje e shtrëngata në të gjithë bregdetin e zonat e ulëta, ndërsa dëbora do të mbërrijë deri në lartësitë kodrinore të vendit. Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta, që do të shënohen me minus, ku piku do shënohet nesër në Korçë me -7 gradë. Ndërkohë që era do të fryjë nga juglindja e veriu hera herës e vrullshme në bregdet e lugina.
Rruga Press