Lajme

Bilanci tragjik në Shqipëri – Numri i aksidenteve rrugorë dhe viktimave në 2021-shin

Aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë 2021 kanë shkaktuar 197 viktima ose 16 persona më shumë se në 2020.Të dhënat e Instat tregojnë se në vitin 2021 numërohen 1376 aksidente rrugore ose 142 më shumë se në vitin 2020 .

Kjo rritje e ndjeshme numrit të aksidenteve shpjegohet edhe me faktin se gjatë 2020 vendi ka qenë në karantinë dhe lëvizjet kanë qenë të kufizuara. Ndërkohë nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë të dhënat tregojnë se ka ulje të numrit viktimave, por janë regjistruar më shumë aksidente e të plagosur.

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"

Shkaktarë të aksidenteve rezultojnë këmbësorët e më pas renditet sjellja e drejtuesve të mjeteve. Në vitin 2021, aksidentet rrugore në 15,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Shqetësues mbetet fakti se grupmosha e të aksidentuarve rezulton e re dhe varion nga 25-34 vjec. Sipas Instat në muajin dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore nga 113 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u rritur me 5,3 %.

Megjithatë nëse bëjmë një krahasim të aksidenteve ndër vite konstatohet një rënie e tyre .

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

AKSIDENTET

JANAR –DHJETOR 2019      1.498

JANAR –DHJETOR 2020      1.234

JANAR –DHJETOR 2021      1.376

VIKTIMAT NGA AKSIDENTET

JANAR-DHJETOR 2019       227 PERSONA

JANAR-DHJETOR 2020       181 PERSONA

JANAR-DHJETOR 2021       197   PERSONA 

Rruga Press

YouTube player