Sport

Tuchel vlerësoi Brojën, familja e sulmuesit kuqezi ka një tjetër dëshirë, nisin negociatat

Një ditë më parë, Thomas Tuchel foli për herë të parë të Armando Brojën, lojtar që është në pronësi të Chelsea.

Tekniku i bluve foli me fjala të mëdha për talentin kuqezi por la gjithçka të hapur në lidhje më të ardhmen e tij, një diskutim që pritet të bëhet në verë.

Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Southampton dëshirojnë që Broja të vijojë karrierën e tij me “shenjtorët”, për të shmangur çdo konkurrence dhe për të rezervuar shërbimet e tij, drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat për të bindur sulmuesin kuqezi, pasi dhe dëshira e familjes së tij me sa duket është të vijojë karrierën me Southampton.

Trajneri i Sauthemptonit, Hazenhytel, e dëshiron qëndrimin e sulmuesit në ekipin e tij dhe deklaroi se është i gatshëm të gjejë rrugën e duhur për të mbajtur Brojën.

Hazenhytel për mediat pranë klubit ka zbuluar edhe një sekret për sa u përket prindërve të Armandos. Sipas trajnerit, familja e Brojës ka shprehur dëshirën që djaloshi i tyre të qëndrojë te Sauthemptoni.

“Në verë ishte e pamundur për ne që ta merrnim atë këtu në një transferim të plotë, sepse nuk kishim para”, shpjegoi ai javën e kaluar. “Unë e di që familja e tij është shumë, shumë e interesuar që ai të jetë me ne dhe ata e kanë konfirmuar absolutisht se ai duhet të qëndrojë më gjatë me ne”, u shpreh Hazenhytel.

BISEDIMET – Drejtori i përgjithshëm i Sauthemptonit, Martin Semens, është në bisedime me Çelsin dhe Marina Granovska për opsionet në lidhje me të ardhmen e Brojës.

Siç raportohet nga “Hampshire Live”, kuptohet se të gjitha opsionet mbeten të hapura për Sauthemptonin, të cilët janë për pjekur të zbulojnë se çfarë lloj kushtesh ka krahu i djathtë i presidentit Abramoviç për të mbajtur hapur bisedimet për Brojën, si edhe një marrëveshje të mundshme.

Një sezon i dytë në huazim te “Shenjtorët” do të ishte një opsion për Brojën, ndërsa blerja përfundimtare do të ishte skenari ideal.

Siç raporton “Evening Standard”, pritet që Çelsi do të informojë Sauthemptonin nëse dëshiron ose jo ta shesë Brojën në të ardhmen.

Nëse Çelsi do të zgjedhë të shesë Brojën, Sauthemptoni do të duhet t’i paguajë 20 milionë euro klubit londinez për të blerë përfundimisht kartonin e tij, por gjithashtu me një kusht që blutë të kenë të vlefshëm opsionin e riblerjes së Brojës, kontratë kjo që është bërë edhe me lojtarin tjetër Livramento që luan te Sauthemptoni.

Rruga Press

YouTube player