I përdorën fotografinë e të birit gjatë fushatës, aktivisti fiton gjyqin ndaj PS-së
Aktivisti Besjan Pesha, ka fituar një gjyq ndaj Partisë Socialiste, pasi kjo parti kishte përdorur fotografinë e të birit, pa autorizim, gjatë fushatës elektorale.
Në gjyq ai u përfaqësua nga avokati i njohur, Dorian Matlija.
“Një fitore simbolike!
Në vitin 2019, Partia Socialiste, përdori një imazh të tim biri (marrë nga faqja ime e fb) si dekor në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore. E çova çështjen në gjykatë dhe sot u mor vendimi që PS të dëmshpërblejë tim bir dhe ne si prindër, të kërkojë ndjesë dhe të heqë gjithë imazhet e paautorizuara nga rrjetet sociale.
Merita i takon Av Dorian Matlija për profesionalizmin dhe sigurisht gjykatësit për vendimin.Uroj të kemi vendosur një preçedent i cili të përdoret nga politika dhe qytetarët duke i lënë fëmijët mënjanë në lojën me topa balte të mejhanes sonë politike“, shkruan Pesha.
Rruga Press