Bota

Flet Bill Gates për konspiracionin e çipave në trup

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates ka folur për teoritë konspirative në të cilat shpesh përmendet emri i tij në kontekst negativ.

Në një bisedë në Twitter me Devi Sridhar nga Universiteti i Edinburgut, Gates komentoi një prej teorive të shumta konspirative që pretendohet se ai është përgjegjës që me vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit, po u futen në trup çipa.
“Njerëzit sikur unë dhe Anthony Fauci, janë objekt i dezinformatave të shumta. Nuk e kam pritur. Nuk ka as kuptim një prej teorive që në duar po u fusin çipa. Pse do ta bëja këtë”, pyeti në mënyrë retorike Gates që njëherazi është themelues i kompanisë Microsoft.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

E bija e tij 24-vjeçe Jennifer që studion mjekësinë, në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit kundër COVID-19, ishte tallur në llogari të atyre që mbështesin teori të ndryshme konspirative.

“Për fat të keq, me vaksinim nuk më është mbjell në tru gjenialiteti i babait tim. Sikur mRNA-ja ta kishte këtë fuqi”, kishte shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo
YouTube player