Bota

Tenistin serb mund ta përjashtojë edhe Franca dhe SHBA-ja

Nuk kanë fund telashet për Novak Xhokoviç, vendimi i të cilit për të mos u vaksinuar mund t’i kushtojë shtrenjtë në karrierën e tij.

Tenisti u përjashtua nga Australia vetëm dy ditë më parë duke mos marrë pjesë në Australian Open, por tashmë edhe turne të tjerë madhorë mund të mbyllin dyert për të.

Qeveria franceze la të kuptohej se edhe Roland Garros në Paris do të mbyllej për të gjithë ata që nuk vaksinoheshin, duke lënë jashtë tenistin serb. Por numri 1 në botë mund të mbetet edhe pa US Open për të njëjtën arsye.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Dy turnetë e pranverës, ai i Indian Uells dhe Majemi, kanë bërë të qartë se kanë vendosur rregullin e vaksinimit të detyrueshëm. Ndaj pritet që të njëjtën gjë ta vendosë në zbatim edhe US Open duke e përjashtuar tenistin serb nga të gjitha aktivitetet në SHBA.

Kështu, turneu i Uimbëlldonit në Angli mund të jetë shpresa e vetme në vitin 2022 që ai të tentojë një prej turneve madhorë.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Anglezët nuk kanë vendosur ende nëse vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për pjesëmarrësit apo jo dhe Xhokoviç shpreson që të paktën aty të mos ketë probleme.

Rruga Press

YouTube player