BallinaBota

Arrestimi i spiunit brenda konsullatës “rindez” tensionet, Turqia reagon ashpër pas veprimit të Greqisë

Të premten Turqia dënoi arrestimin nën dyshimin e spiunazhit, të një punonjësi në konsullatën turke në ishullin grek të Rodosit, raporton AFP

Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçar, që punonte si sekretar në konsullatën turke.

Mediat greke raportun për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër grek në lidhje me këtë rast, për të cilin u tha se punonte në një traget si kuzhinier.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se 'lufta ndaj Iranit ishte ide e Sekretarit të tij të Luftës' - ja si reagoi Pete Hegseth

CNN Greqi raporti se personi i dytë dyshohet se ka raportuar në Turqi për pozicionet e anijeve të marinës greke dhe ka siguruar informacione të tjera në lidhje me forcat ushtarake greke.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin amerikan, Donald Trump. Uashington, 13 nëntor, 2019. Turqia tha se Greqia shkeli konventën ndërkombëtare mbi marrëdhëniet konsullore duke arrestuar punëtorin e konsullatës.

“Çështja kundër tij ishte ndërtuar nga qarqe të caktuara të gatshëm për të rritur tensionet në marrëdhëniet me Turqinë”, tha ministria.

Lexo më shumë  BE i bën thirrje Hungarisë të sqarojë raportet “shqetësuese” për rrjedhjet e informacionit tek Rusia

Komunikata nuk e përmendi personin e dytë që punoi në traget. Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u përkeqësuan ndjeshëm këtë vit pasi Turqia shtoi kërkimet për gaz natyror në ujërat lindore të Detit Mesdhe të pretenduara nga Greqia.

Rruga Press

YouTube player