5 lëvizje! Hakeri holandez gjeti fjalëkalimin e Trump në Twitter, prokurorët e konfirmojnë: Kodi ishte…
“Maga 2020”, ky është kodi i llogarisë së presidentit Donald Trump në Twitter. Një hakeri holandez, Victor Gevers, iu deshën 5 përpjekje për të gjetur fjalëkalimin e Trump në Twitter.
Bussiness Insider shkruan se prokurorët holandezë kanë konfirmuar se hakeri zbuloi kodin e Trump në muajin tetor 2020, pak para zgjedhjeve në SHBA. Por ndryshe nga sa mund të pritej, hakeri holandez pasi theu sigurinë e llogarisë së Trump kontaktoi autoritetet amerikane për t’i vënë në dijeni për rrezikun që i kanosej presidentin.
“Pas hyrjes së suksesshme, holandezi u përpoq të kontaktojë autoritetet amerikane për të raportuar cenueshmërinë e identifikuar. Ai e bëri të njohur veten dhe dha këshilla se si të rregullohet kjo dobësi”, kanë shkruar prokurorët në një postim në blog të shkruar fillimisht në holandisht.
Megjithatë, Twitter ende nuk e ka konfirmuar hakimin, ndërsa Shtëpia e Bardhë e mohoi lajmin në tetor. Ndërkohë që hakeri nuk do të akuzohet për krim, pasi e raportoi “hulumtimin” në autoritet në SHBA dhe Holandë.
Rruga Press