Lajme

Buzhala dhe Gjuriqi bëhen bashkë kundër Kurtit/ Profesori nga Tirana: Shqipëria do të bëhet edhe për inat të buzhalëve dhe merobazëve

Çështja e pretendimit serb për të organizuar referendum në Kosovë ka ngritur shumë debat, i cili nuk ka kaluar, si zakonisht, pa prirjet për dezinformim nga ana e disa analistëve.

Në aradhën e tyre futet edhe Berat Buzhala, i cili këtë radhë në opinionin e rremë të shprehur prej tij mori edhe të tjerë me vete, një prej tyre ishte edhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit serb Vuqiç, Marko Gjuriq.

Në një postim të Gjuriqit në rrjete sociale mund të shihet se argumenti i këtij të fundit kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është saktësisht i njëjtë me atë të analistit Berat Buzhala.

Lexo më shumë  Raporti i 19 janarit të vitit 1993: Plani për izolim total të Serbisë

Në lidhje me këtë u shpreh edhe studiuesi dhe profesori nga Tirana, Enis Sulstarova, i cili u shpreh:

S’mund te ndodhte ndryshe. Buzhala dhe Gjuriq me te njejtin “argument” kunder qeverise se Kosoves dhe Albin Kurtit. Atyre u shtohet edhe gazetari i gjirizeve nga Tirana, Mero Baze.

Te gjithe keta bejne sikur harrojne nje detaj te vogel, faktin qe Albin Kurti votoi ne Shqiperi dhe se Shqiperia zgjedhjet parlamentare nuk i mbajti ne Kosove. Gjithsesi, do te vije dita kur Shqiperi e Kosove do te marrin pjese ne te njejten proces zgjedhor per te zgjedhur Kuvendin. Shqiperia do te behet edhe per inat te buzhaleve e merobazeve.

Një qëndrim të ngjajshëm me Buzhalën dhe Gjuriqin kishte shprehur më parë edhe analisti tjetër në Tiranë, Mero Baze.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Rruga Press

YouTube player