Art & KulturëBallina

“Zgjoi”/ Regjisorja Basholli: Gratë nga Kosova gjithmonë janë treguar të forta

Filmi “Zgjoi” i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli ka shënuar suksesin e parë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e festivalit prestigjioz “Sundance Film Festival 2021”.

Filmi është i bazuar në ngjarje të vërtetë, dhe tregon për një grua kosovare (Fahrije Hoti) e cila ashtu si të gjithë bashkëkombësit e saj kanë vuajtur shumë pasojat e luftës me Serbinë, por ka gjetur forcën për të parë përpara dhe për t’u bërë e suksesshme.

Gjatë një interviste me “Euronews Albania”, regjisorja Basholli thotë se ndihet e lumtur për këtë arritje, pasi siç thotë ajo ky është filmi i parë i gjatë i saj

“Për mua është më rëndësi shumë të madhe, sepse është për mua filmi i parë i gjatë dhe normalisht e kemi pasur plan dhe dëshirë, që të jetë festivali “Sundance Film Festival 2021”. Jemi shumë të lumtur dhe tani të shohim si po shkon i gjithë rrugëtimi”, tha ajo.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Ajo thotë se ngjarjet në fillim i përkasin periudhës mes 2005-2006, ku gruaja e suksesshme, pasi ka humbur burrin në luftë përballet me sfidat për rritjen e fëmijëve.

“Në fakt subjekti është pasojat e luftës, por ngjarja është e vendosur pas luftës, diku nga viti 2005-2006. Mesazhi mendoj është mjaft i fuqishëm në këtë rast, sepse kemi të bëjmë me një grua të suksesshme, e cila duke pasur burrin në mesin e të pagjeturve nga luta e fundit në Kosovë, ajo duhet të punojë dhe të mbijetojë për të mbështetur fëmijët, e saj. Në këtë rrugëtim ajo ka sfidat e saj dhe kundërshtime, që i vijnë nga shoqëria ku jeton. Mesazhi ka të bëjë me fuqizimin e një gruaje, e cila jeton në një ambient, që nuk është edhe aq miqësor ndaj saj”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim

Regjisorja Bashsholli  thotë se dëshiron që “rrëfimi i kësaj gruaje të dëgjohet, sepse gratë nga Kosova gjithmonë janë treguar të forta e të suksesshme si në luftëra, ashtu edhe pas tyre, por për fat të keq shumë pak përmenden e mbështeten”, theksin ajo.

Rruga Press

YouTube player