BallinaBota

Austria sërish në karantinë kombëtare pas Krishtlindjeve

Austria do të nisë karantinën e tretë pas Krishtlindjeve, vetëm 11 ditë pasi qeveria njoftoi përfundimin e karantinës së dytë të vendit. Lajmin e bëri të ditur qeveria austriake të premten.

Dyqanet me rëndësi jothelbësore që u rihapën javën e kaluar do të mbyllen sërish. Ato do të rihapen në 18 janar së bashku me restorantet, shkollat, muzetë dhe teatrot, tha qeveria në një deklaratë.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

Tre ditë përpara rihapjes, në datat 15-17 janar, qeveria do të nxisë qytetarët që të testohen masivisht për të parë nëse mund t’i rikthehen punës normalisht.

Ata që nuk testohen do të duhet të qëndrojnë në karantinë deri në 24 janar, theksonte deklarata e qeverisë.

Që prej fillimit të pandemisë, në Austri ka pasur mbi 333 mijë të infektuar dhe rreth 5 mijë viktima. Aktualisht në vend ka rreth 32 mijë raste aktive.exit/

Lexo më shumë  Trumpi thotë se 'lufta ndaj Iranit ishte ide e Sekretarit të tij të Luftës' - ja si reagoi Pete Hegseth

Rruga Press

YouTube player