Gjykata e Durrësit shpall të paligjshëm arrestimin e protestuesve
Gjykata e Durrësit e ka cilësuar të kundraligjshëm arrestimin e protestuesve nga ana e policisë, të cilët dolën për tubim në rrugët e qytetetit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Gjykatësi ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Artjon Barjamajt dhe Shyqyri Myrtollarit, duke e cilësuar të kundraligjshëm arrestimin e tyre.
Bajramaj dhe Myrtollari u arrestuan nga policia si organizatorë të protestës, akuzë të cilën gjyqtari Vladimir Skënderi e ka rrëzuar.
Ja vendimi:
Rruga Press