Lajme

Kamberi e quan dështim referendumin në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takoi Sir Geoffrey Nice, ish-prokurorin që ka udhëhequr ndjekjen penale kundër Millosheviqit

Të dielën në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Këto ndryshime bëhen me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Amendamenti i Ramës ndaj SPAK-ut i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit