BallinaBota

India do të fillojë vaksinimin anti-Covid në janar

India parashikon të fillojë vaksinimin e njerëzve kundër Covid-19 në janar. Kështu pohuan zyrtarët indiane për BBC-në.

Zyrtarët thanë se janë disa vaksina që kanë gjasa të marrin autorizimin për përdorimin emergjent nga rregullatori i ilaçeve në javët e ardhshme.

Dy kompani farmaceutike kanë aplikuar tashmë për shqyrtim dhe gjashtë të tjerë janë në faza të ndryshme të provave klinike.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

Në fillim të dhjetorit ishte kompania Pfizer ajo që aplikoi e para për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj koronavirus në Indi.

Programi i vaksinimit në Indi synon të vaksinojë 300 milion njerëz deri në fillim të gushtit.

India ka regjistruar gati 10 milion raste Covid-19, dhe më shumë se 144 mijë viktima deri më tani. Planet e shtrirjes së vaksinimit janë duke u bërë edhe pasi ngjitja tregon shenja të dukshme të ngadalësimit.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se 'lufta ndaj Iranit ishte ide e Sekretarit të tij të Luftës' - ja si reagoi Pete Hegseth

Rruga Press

YouTube player