Çmimet që BE do të paguajë për vaksinat u publikuan gabimisht
Çmimet e vaksinave të BE u bënë publike më në fund megjithëse gabimisht.
Zëvendës Ministrja belge e Buxhetit Eva De Bleeker postoi aksidentalisht në Twitter çmimin e secilës vaksinë të blerë nga BE dhe sa do të shpenzojë Belgjika në total për vaksinat. Postimi është fshirë që atëherë, por mediat belge arritën t’i ruanin.
Komisioni Europian ka deklaruar se nuk mund të zbulojë çmimet e paguara për secilën vaksinë të koronavirusit, për shkak të kushteve të marrëveshjeve tregtare.
Por qytetarët, eurodeputetët dhe avokatët e shëndetit e kanë nxitur Komisionin për muaj të tërë të zbulojë se sa paguan BE, duke argumentuar se marrëveshjet duhet të jenë më transparente.
Vendet do të bëjnë pagesat veçmas për secilën vaksinë edhe pse ato janë porositur nga BE-ja. Sipas dokumenteve, BE harxhon midis 1.78 dhe 18 dollarë për një vaksinë.
Vlera për dozë e raportuar për secilën nga gjashtë vaksinat ishte si më poshtë:
· BioNTech / Pfizer: 12 euro
· Moderne: 18 dollarë
· Oxford / AstraZeneca: 1,78 euro
· Johnson & Johnson: 8,50 dollarë
· Sanofi / GSK: 7,56 euro
· CureVac: 10 euro
Belgjika do të blejë më shumë se 33 milion vaksina për një total prej 279 milion eurosh.
De Blacker tha se bërja publike e çmimeve ishte “një gabim nga ana e ekipit të saj”.
Rruga Press