BallinaLajme

Osmani vlerëson vizitën në Shqipëri: Nuk mora përgjigje nga Rama për rezolutën e gjenocidit

Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani e vlerëson të suksesshme vizitën triditore në Shqipëri. Në një konferencë për mediat në Kosovë pas vizitës në Tiranë ajo u shpreh se se nuk ka vërejtur asnjë tension gjatë vizitës së saj triditore në Tiranë.  Sipas saj, ajo ka shkuar për të kërkuar ndihmë, pasi Kosova gjendet në një fazë të vështirë të ballafaqimit me Gjykatën Speciale, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë që mund të tensionojë kryeministrin Edi Rama, dhe se në Shqipëri ka shkuar si përfaqësuese e Kosovës.

Osmani theksoi se nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Edi Rama lidhur me rezolutën për gjenocidin.

Lexo më shumë  Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën

“Çfarë raporti kam me zotëri Rama në baza personale është tërësisht e pa rëndësishme. Unë këtu nuk jam në cilësinë personale, kam ardhur në cilësi zyrtare, si përfaqësuese e Republikës së Kosovës, si ushtruese e detyrës së presidentit, dhe si kryetare e Kuvendit. Pse nuk ka ardhur sërish, do të duhej të përgjigjej vetë kryeministri Rama, dhe do të duhej të komentohej ajo. Ajo çfarë kam thënë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në konferencë për shtyp nuk ka asgjë të pavërtetë, dhe nuk ka arsye që të tensionojë në radhë të dytë. Në qoftë se ne dëshirojmë që të përparojmë në raportet tona, nëse ne dëshirojmë që të jemi më efektiv në këtë bashkëpunim, në qoftë se ne dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet më shumë, zërat duhet t’i bashkojmë. Dhe ky ka qenë qëllimi që nga dita e parë, dhe kjo do të jetë edhe tash e tutje”, u shpreh Osmani.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Rruga Press

YouTube player