Si do të jetë moti gjatë fundjavës? Flasin meteorologët
Moti në fundjavë nuk do ti buzëqeshë atyre që kanë bërë plane për të udhëtuar.
Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.
Era do fryje nga juglindja-verilindja me shpejtësi mesatare 1-7m/s.
Dita e diel parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.
Në jug vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët.
Era juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s.