Lajme

Referendumi/ Dorëzohet Beogradi, i bindet rezolutës së Kosovës

Pasi autoritetet shtetërore në Kosovë nuk kanë lejuar hapjen e vendvotimeve për referendumin serb, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim, që votuesit nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.

Në gjithsej 45 vendvotime do të shtohen emrat e votuesve nga Kosova, të cilët do të mund të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, raportojnë mediat serbe.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Ditën e djeshme, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë që ndalon organizimin e këtij referendumi kushtetues të Serbisë brenda territorit të Kosovës. Rezoluta ishte në vijë me qëndrimet e krerëve të shtetit.

Në Serbi sot (16 janar) votohet për ndryshime në Kushtetutën e këtij vendi lidhur me gjyqësorin.

Rruga Press

YouTube player