OBSH: Qëndroni në shtëpi për festa, mos rrezikoni jetën tuaj
OBSH bën thirrje që të gjithë njerëzit, nëse i kanë mundësitë, të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.
“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.
Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH.
Situata nga Covid-19 ka mbërthyer botën si kurrë më parë, ndërsa vlerësohet se turizmi ka rënë në nivel historik botëror, duke u kthyer pas në shifra, njësoj si më 1990.
Sipas mediave të huaja, situata paraqet akoma rrezik në Europë, SHBA, por edhe në zona të tjera të globit.
Rruga Press