Kuriozitete

‘Hapni librat dhe mbyllni këmbët’/ Ministrja e Shëndetësisë shokon me këshillat për nxënëset

Ministrja e Shëndetësisë në një qytezë të kontinentit afrikan, Rofi Ramatuba, u ‘kryqëzua’ pas fjalëve në deklaratën drejtuar nxënësve. Mediat e huaja rapotojnë se Ramatuba i bëri komentet gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.

“Unë u them vajzave hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”, -u tha ajo studentëve.

Akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave. “Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin”, ka shkruar një përdorues.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 33,400 vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur fëmijë në Afrikën e Jugut në vitin 2020. Mungesa e aksesit në edukimin seksual, si dhe shërbimet shëndetësore të përballueshme dhe të përshtatshme, janë faktorë kyç në shtatzënitë e adoleshenteve të vendit, sipas organizatave për fëmijët.

Rruga Press

YouTube player