Lajme

Banesat e shqiptarëve më të voglat në Evropë

Qytetarët shqiptarë jetojnë në banesa me sipërfaqe minimale.Të dhënat e INSTAT tregojnë se më shumë se 50% e banorëve kanë një banesë e cila ka një sipërfaqe që varion nga 50m2 në 90 m2 ose  mesatarisht dy dhoma. Por pavarësisht sipërfaqes së vogël  90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë ndërsa  vetëm 5% jetojnë me qera.

Në Ballkan referuar të dhënave  pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është

regjistruar në qarkun Gjirokastër  me rreth 74% të banorëve. Ndërkohë në  qarkun e Tiranës është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqet më të mëdha të banesave nga  91 – 130m2.Ndërkohë nga për qarkun e Vlorës, vihet re një rënie prej 6,8 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Çmimi i shitjes së banesave në Shqipëri po njeh rritje të konsiderueshme nga vit në vit. Por pavarësisht kësaj ekspertët imobiliarë shprehen se ka kërkesë të lartë për blerje banesash. Në kryeqytet çmimet për m2 kanë arritur deri në 3500 euro në qendër dhe pritshmërit janë për një shtrenjtim të mëtejshëm të hyrjeve  që ndërtohen  së fundmi.

Rruga Press

YouTube player