Lajme

Haradinaj në mbështetje të Qeverisë kundër për referendumit serb

Ish-kryeministri, kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo parti e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës zbulon arsenal municioni dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

Rruga Press

YouTube player