Lajme

Censusi i shpendëve, Liqeni i Prespës po shpopullohet nga viti në vit

Më pak shpendë në parkun kombëtar të liqenit të Prespës. Këto janë rezultatet  paraprake të censusit për shpendët dimërorë për këtë vit. Sipas specialistëve të Zonave të Mbrojtura nga viti në vit ka një rënie të numrit të shpendëve në ujërat e liqenit.

Specialistët japin edhe arsyet e këtij fenomeni që po rrallon gjithnjë e më shumë shpendët që dikur popullonin këtë habitat.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Censusi i shpendëve dimërorë zhvillohet prej 20 vitesh radhazi duke përfshirë tre shtete Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Edhe pse ne vendin tone ai zhvillohet manualisht, pra duke numëruar me dylbi shpendeët, specialistë shprehen se marzhi i gabimit është shumë i vogël./a2/

Rruga Press

YouTube player