Bota

Dezinformimi rus, fushatat e Kremlinit shpërndajnë gënjeshtra mbi vaksinat dhe Covid-19

Edhe pse Rusia ka zhvilluar Sputnik V, një vaksinë efektive kundër COVID-19, Kremlini ka qenë gjithashtu, në pararojën e dezinformimit rreth pandemisë dhe vaksinave.

Një sërë studimesh, përfshi vlerësime të publikuara nga agjencitë e sigurisë së shteteve perëndimore, si edhe raporte nga Bashkimi Europian, tregojnë se si një sërë portalesh, platformash dhe llogarish në rrjete sociale, janë mbështetur dhe koordinuar nga Rusia, duke dezinformuar dhe përhapur teori konspiracioni mbi pandeminë dhe vaksinimin.

Moska i ka mohuar këto akuza, por vëllimi i fakteve dhe rrethanave që lidhin Rusinë me fushatat e dezinformimit, ka ardhur vetëm duke u rritur. Vrojtime të ngjashme kanë implikuar edhe Kinën si kontribuuese në përhapjen e të pavërtetave.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Rezulton se dezinformimi rus ka pasur një fokus të përkushtuar te hedhja e kundërshtive të rreme mbi efikasitetin e vaksinës, si dhe të shpërndarjes së informatave të tjera të gënjeshtërta.

Gjithashtu, një raport i Shërbimit Informativ të Shtetit për vitin 2020, vuri në dukje se teoritë konspirative – shpesh të orkestruara nga aktorë shtetërorë joperëndimorë – arritën edhe publikun shqiptar përmes rrjeteve sociale.

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë”, thuhet në raport”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Por rezulton që Rusia po vuan pasojat e dezinformimit të vet. Të pavërtetat dhe teoritë konspirative me të cilat Kremlini ka shënjestruar Perëndimin, kanë gjetur rrugën për t’u kthyer në atdhe. Kjo ka prodhuar hezitim në rritje të rusëve ndaj vaksinimit.

Rusia sot përballet dhe dhjetëra mijë raste të reja në ditë. Dhe pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve në këtë vend, popullsia e vaksinuar plotësisht raportohet rreth 47%, duke qenë poshtë mesatares botërore prej mbi 50%. Për krahasim, mesatarja europiane e vaksinimit me dy doza është pothuajse 70%.

Rruga Press

YouTube player