Bota

Charlie Hebdo tallet me Novak Gjokoviç, publikon karikatura për tenistin serb

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo publikoi një seri karikaturash nga Novak Gjokoviç, lidhur me skandalin e madh diplomatiko-sportiv, ku tenistit serb iu hoq viza për në Australi.

Ministri i Emigracionit, Alex Hawke ushtroi të drejtën e tij dhe sot i hoqi vizën Gjokoviçit për në Australi, por dëbimi i tij u ndërpre dhe pas një apeli ai ende shpreson të marrë pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Me atë rast, Charlie Hebdo publikoi një tekst për Gjokoviçin dhe disa mesazhe brutale në karikaturë.

“A jemi dëshmitarë të krizës së ardhshme diplomatike midis Serbisë, nga e cila vjen Gjokoviç dhe Australia? Tenisti, i cili beson se është i paprekshëm, shkoi në Australi për të luajtur në turne, por pa përfunduar procesin e vaksinimit dhe viza e tij përfundoi në plehra, kështu që ai tani është i vetmuar në një hotel në pritje të një dëbimi të mundshëm nga vendi. Ejani në Francë, Gjoko dhe do ta gjeni lumturinë tuaj atje ku janë antivaksinat tona”, shkruhet në mesazhin e Charlie Hebdo.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player