Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pak presionit ndërkombëtarë që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për të lejuar organizimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Bosch ka thënë se vendet e QUINT-it duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë.
“Përgjigja e duhur ndaj deklaratës shumë të veçantë QUINT. Sidomos QUINT-i duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë. QUINT-i duhet ta duartrokas dhe ta mbështesë qeverinë”, shkruan Bosch, derisa ka shpërndarë edhe reagimin që këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfajt ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë.
Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde lidhur me deklaratën e vendeve të QUINT-it ku Qeverisë së Kosovës iu bë thirrje që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.
E mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Zulfaj e ka quajtur praktikë të keqe.
Ai në një postim në Twitter shkruan se “praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në Kosovë.
“Praktika e vendosur’ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në vendin tonë.
Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës.
Ju të gjithë e përkrahni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit.
Rruga Press