Liverpooli ka dy emra në listë për ta zëvendësuar Wijnaldumin
Georginio Wijnaldum është larguar nga Liverpooli pas pesë viteve qëndrim në ‘Anfield’.
Mesfushori holandez u largua nga The Reds si futbollist i lirë në fund të kontratës së tij.
Gjiganti anglez ende nuk e kanë zëvendësuar atë dhe për ta bërë një gjë të tillë janë në bisedime me dy futbollistë.
Mesfushori nga Mali që luan për Brightonin, Yves Bissouma është zgjedhja e parë e trajnerit Jurgen Klopp për mesfushën.
Skuadra bardhekaltër angleze, Brighton është gati ta lejoj largimin e 24-vjeçarit vetëm nëse paguhet një shumë mbi 40 milionë euro.
Për Bissouman interesim kanë shprehur edhe klubet tjera të mëdha angleze si Manchester City, Arsenal e Tottenham Hotspur.
Nëse nuk arrihet Bissouma, The Reds si alternativë të tij kanë talentin holandez Ryan Gravenberch.
19-vjeçari ka bërë një sezon fantastik me Ajaxin dhe pëlqehet shumë nga Klopp, por tekniku gjerman fillimisht synon Bissouman dhe nëse nuk arrihet mesfushori afrikan, atëherë do të tentohet afrimi i reprezentuesit holandez.
Kampioni në fuqi i Holandës, Ajax e vlerëson yllin e saj mbi 35 milionë euro.
Rruga Press