BallinaBota

Parlamenti Evropian, afat deri të dielën për marrëveshjen pas Brexit

Michael Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit-in deklaroi para eurodeputetëve se arritja e një marrëveshje tregtie dhe sigurie BE-Mbretëri e Bashkuar brenda kësaj jave është “e vështirë, por e mundshme”.

Gjatë një konferencë me udhëheqësit e grupeve politike të PE-së, Barnier tha se ishte kundër caktimit të një afati që nuk mund të arrihej. Deklarata e tij ishte përgjigje ndaj kërkesës së Manfred Weberit, kreu i partisë së Popullit Evropian të qendrës së djathtë, i cili tha se e premtja duhet të ishte data përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Barnier tha se ai mund t’ia transmetonte kërkesën e Weberit negociatorëve anglezë, por tha se që shtyrja e afatit deri në fund të fundjavës do të ishte më e mençur, duke pasur parasysh vështirësitë e mbetura në bisedimet rreth hyrjes së BE në ujërat britanike të peshkimit.

Të dy palët po kërkojnë një marrëveshje për të rregulluar marrëdhëniet e tyre tregtare sapo periudha e tranzicionit e Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit të përfundojë, në janar 2021.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës pas Brexit dhe mënyra se si do të zbatohej çdo marrëveshje mbeten fushat kryesore të mosmarrëveshjeve mes Mbretësisë së Bashkuar BE-së.

YouTube player