RAPORTI: Kjo është renditja e Eurostat për vitin 2019, jemi sërish të fundit për të ardhurat për frymë dhe për konsumin për frymë në Europë dhe në Ballkan
Eurostat ka publikuar raportin e përvitshëm ku renditen të ardhurat për frymë dhe mundësia për konsum e kontinentit europian.
Raporti përfshin si vendet e Unionit ashtu edhe ato jashtë tij.
Vihet re se vendi ynë është sërish vendi me më pak të ardhura për frymë dhe me më pak fuqi blerëse jo vetëm në Europë, por edhe në rajon.
Më mirë se Shqipëria renditen edhe Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Raporti i Eurostat për 2019 nuk ka përfshirë Kosovën.
Luksemburgu, Irlanda, Zvicra janë vendet me të ardhurat më të larta.