Lajme

“Shqipëria me rekord të infektimeve”/ Analiza e REL: Masat e ‘zbehta’, autoritetet sugjerojnë vaksinim për të frenuar përhapjen

Shqipëria, ditëve të fundit, është duke u përballur me numër të lartë të infektimeve të reja me koronavirus.

Ditën e premte, 14 janar, ky vend shënoi numrin më të madh ndonjëherë të rasteve brenda 24 orëve, që nga fillimi i pandemisë.
Shtatë persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 2,179 raste të reja, pas testimit të 7,626 mostrave.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka marrë vendim për të mos ndryshuar masat shtrënguese, edhe pse vendi ka regjistruar javën që ka prekur pikun e infektimeve në dy vjet, që nga shpërthimi i pandemisë.

Nga mbledhja e këtij Komiteti u tha se “niveli i masave mbrojtëse është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend, ndaj nuk do ketë ndryshme të kufizimeve anti-COVID”.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Aktualisht në vend qarkullojnë virusi i gripit dhe tre variantet COVID që po bëjnë një transmetueshmëri në vend në nivele të larta. Incidenca javore dhe dyjavore janë shumëfishuar, por kjo nuk është reflektuar te shtrimet në spital. Kjo incidencë e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend në dy vjet”, ka thënë zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini.

Masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse që janë në fuqi në Shqipëri janë ora policore nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, përdorimi i detyruar i maskave në ambiente të mbyllura dhe lejimi i grumbullimeve me jo më shumë se 50 persona.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 824 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384, që nga fillimi i epidemisë.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në Shqipëri.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 228,777 raste me COVID-19.

Prej tyre 3,262 kanë humbur jetën/ REL.

Rruga Press

YouTube player